No Image Available

Bonaparti mysliman

 Author: Katherin E. Flemming  Kategoria: Botime për të rritur, Histori  Përkthyes: Venera Domi  Viti i Botimit: 2003  ISBN: 9789992759224  Numri i faqeve: 293  Çmimi: 900 lekë
 Përshkrimi:
Ali Pasha i Janinës (1750-1822), guvernator i veriut të Greqisë kontinentale, emëruar nga osmanët, është personazh i spikatur i historisë osmane, greke e asaj europiane. Në këtë biografi kritike, mbështetur në literaturë të pasur, Flemingu dëshmon se si britanikët e francezët, gjatë kontakteve diplomatike me Ali Pashën, u gjendën përballë një figure që nuk përputhej me përshkrimin e bërë në literaturën “orientaliste”. I mbiquajtur prej Bajronit “Bonaparti mysliman”, Ali Pasha gëzonte pushtetin e të fortit në Adriatikun Lindor. Gjatë përpjekjeve për t’u shkëputur nga shteti osman, ai shfrytëzoi me mençuri marrëdhëniet mes Britanisë së Madhe, Francës, Rusisë dhe Venedikut. Pikërisht kur Ali Pasha po arrinte kulmin e pushtetit, europianët e përvijonin atë me tipare gjithmonë e më “orientaliste”: të paarsyeshëm, despotik, mizor dhe të pabesë. Flemingu përqendrohet në konfrontimin midis dy mënyrave të këndvështrimit të Aliut: diplomatik e kulturor. Duke e vendosur historinë e Greqisë moderne në kontekstin e historisë europiane e të rënies së Perandorisë Osmane, autorja tregon se vizionet europiane të kohës për Greqinë, sidomos ato që kishin lindur nga filohelenizmi romantik, kontribuuan në krijimin e një forme unike të “orientalizmit” në Ballkanin Jugor. Greqia, territor që Europa Perëndimore nuk e kolonizoi kurrë, iu nënshtrua gjithsesi një forme alternative të kontrollit kolonial: historia dhe kultura e vendit, më shumë se vetë toka, ishin pushtuar, aneksuar dhe kolonizuar.