No Image Available

Ditarët shqiptarë

 Author: Justin Godart  Kategoria: Botime për të rritur, Histori  Përkthyes: Asti Papa  Viti i Botimit: 2008  ISBN: 9789994346622  Numri i faqeve: 256  Çmimi: 700 lekë
 Përshkrimi:
Një libër kushtuar Shqipërisë, ku përfshihen të gjitha shënimet e mbajtura prej autorit gjatë udhëtimeve nga marsi 1921 deri në dhjetor 1951. Gjatë udhëtimit, Godarti pati interlokutorë personalitetet më të njohura të kohës. Ai flet për mbretin Zog, për Nikollë Ivanajn, Luigj Gurakuqin, doktor Turtullin, për personalitete të tjera si Koculi, Vila, Koleka etj. Në shënimet e udhëtimit ai përshkruan me një emocion të veçantë mbresat që i lanë fshatra e qytete të ndryshme të Shqipërisë. Udhëtimet dhe takimet e Godart-it janë pasionante. Ai i ra kryq e tërthor veriut dhe jugut shqiptar, perëndimit e lindjes, vende që i përshkroi me dashuri. Shkruan me dhimbje për emigrantët shqiptarë, që të detyruar nga mizoritë serbe, kanë lënë Dibrën; flet për të vejat dhe fëmijët jetimë, të shpërngulur nga masakrat e grekëve në jug.