No Image Available

Java jonë shqiptare

 Author: Valery Larbaud  Kategoria: Botime për të rritur, Histori  Përkthyes: Asti Papa  Viti i Botimit: 2011  ISBN: 9789928103222  Numri i faqeve: 144  Çmimi: 600 lekë
 Përshkrimi:
Java jonë shqiptare është pjesë e veprës “monumentale” prej 1600 faqesh me titull Ditari, që përfshin disa “ditarë”, duke filluar nga ai i mbajtur në Paris më 1901 e deri tek ditari i mbajtur në Shqipëri më 1935. Nga leximi i këtij ditari del se gjatë “javës së tij shqiptare”, e pajisur me shënimet e shtojcat, ai u mundua ta njohë mirë vendin, veçanërisht Tiranën, si dhe jetën shqiptare, sidomos veçoritë e saj, që i bien në sy një udhëtari të regjur dhe erudit. I përkthyer me mjeshtëri dhe i pajisur me shënime nga Asti Papa, ky libër interesant na njeh me Shqipërinë e viteve ’35, parë nga këndvështrimi i një udhëtari të sprovuar, që prej afro dyzet vjetësh i kishte ardhur përqark Europës dhe nuk kishte lënë vend pa vizituar e qytet të rëndësishëm pa qëndruar.