No Image Available

Lulet e pjeshkës

 Author: Hasan Bajo  Kategoria: Botime për të rritur, Letërsi shqipe  Viti i Botimit: 2016  ISBN: 9789928217035  Numri i faqeve: 284  Çmimi: 700 lekë
 Përshkrimi:
Romani Lulet e pjeshkës është një befasi artistike që i shtohet letërsisë shqipe. Subjekt dhe objekt i tij është diktatura me të gjitha mekanizmat e funksionimit të saj. Autori, duke i njohur personalisht këto mekanizma, i jep lexuesit një dëshmi të ankthit që kishte kapluar individin, të dhunës shpirtërore dhe asaj fizike, të ndjenjës së frikës dhe të luftës absurde që shteti i kishte shpallur gjithkujt, njeriut të thjeshtë apo intelektualit. Rrëfimi na e zbulon subjektin të grimcuar, duke e tendosur kërshërinë e lexuesit deri në skajet e fundme të ngjarjeve.