No Image Available

Myslimanët shqiptarë në lëvizjen për pavarësi kombëtare (1878-1912)

 Author: Peter Barlt  Kategoria: Botime për të rritur, Histori  Përkthyes: Nestor Nepravishta  Viti i Botimit: 2006  ISBN: 9992759763  Numri i faqeve: 256  Çmimi: 700 lekë
 Përshkrimi:
Shqipëria është i vetmi vend në Gadishullin Ballkanik ku islamizimi përfshiu dy të tretat e popullsisë vendëse. Shkaqet që ndihmuan këtu depërtimin e fesë së pushtuesit janë të një natyre të ndryshme: fetare, politike dhe ekonomike. Libri që po ju prezantojmë trajton fazën e fundit të islamizimit në gjysmën e dytë të shekullit XIX, brenda një hapësire kohore që kufizohet nga dy ngjarje politike 1878 (Lidhja e Prizrenit) dhe 1912 (shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë). Në pjesën e parë të punimit flitet për veçoritë e fesë popullore në Shqipëri; fakti i të qenit pranë njëri-tjetrit, Krishterimi me Islamin, ka lindur këtu një sinkretizëm fetar që është karakteristik për shumicën e vendeve që janë islamizuar kohët e fundit; këtu hyn edhe ndikimi i fortë i Urdhrit të dervishëve, veçanërisht i bektashinjve, që, nga ana e vet ka kontribuar në shuarjen e ndryshimeve fetare në vend. Pjesa e dytë trajton rolin e myslimanëve në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare që arriti në pikën më të lartë në vitet pas 1878 dhe që më 1912 çoi në themelimin e një shteti të pavarur.