No Image Available

Ngarkesa e fëmijës

 Author: Albana Shala  Kategoria: Botime për të rritur, Letërsi shqipe  Viti i Botimit: 2013  ISBN: 9789928103604  Numri i faqeve: 144  Çmimi: 500 lekë
 Përshkrimi:
“Pas këtyre portave fillonte një tjetër botë. Shluza vetë ishte ndarë me penda uji në disa hapësira, por do të kalonin disa ditë përpara se të arrinte të kuptonte se si funksiononte gjithë ky sistem. Pavarësisht nga rreziqet, liria në det ishte e pakufishme dhe ajo duhet të mësohej e të gjente vendin që i takonte mes njerëzve në tokë.”

“Tregime mbresëlënëse, të freskëta dhe tërheqëse, copëza jete e personazhe të shumta. Nëpërmjet rrëfimeve e ndodhive, lexuesi ka mundësi, përveç të tjerave, të njohë edhe më mirë autoren, protagonisten e vërtetë të këtyre rrëfimeve. Në to gjejmë jetën e vërtetë me dramën, humorin dhe dilemat që shoqërojnë vetë njeriun.”
Nasi Lera