No Image Available

Simfonia e pambaruar

 Author: Grigor Banushi  Kategoria: Botime për të rritur, Letërsi shqipe  Viti i Botimit: 2017  ISBN: 9789928217547  Numri i faqeve: 308  Çmimi: 1000 lekë
 Përshkrimi:
… Pianistin e njihte. Këtë arriti ta konstatonte vetëm me vesh. Madje, për ta kapur më mirë, iu desh të mbyllte sytë disa herë. Analizoi me kujdes dhe me shpejtësi lëvizjet e duarve, manovrimin e pedalit, vallëzimin e gishtave mbi tastierë, mënyrën e veçantë se si lëvizte në çaste të caktuara dhe arriti në përfundimin e dytë, të fundmin. Instinkti e bëri të shfrynte, të shprehte fitoren, triumfin. Nuk u përmbajt dot dhe tha me zë:- Mikel Budini! Me drojë pa dy burrat që po e vëzhgonin. Kishin vështrim të egër. E përmblodhi veten dhe përsëriti me zë të ulët:- O Zot, Mikel Budini!