No Image Available

Bashkësia e qytetarëve

 Author: Dominique Schnapper  Kategoria: Botime për të rritur, Filozofi-sociologji  Përkthyes: Asti Papa  Viti i Botimit: 2008  ISBN: 9994346350  Numri i faqeve: 240  Çmimi: 700 lekë
 Përshkrimi:
Sot po përhapet kudo molepsja nga nacionalizmi dhe kudo po vërehet dobësimi i kombit. Mirëpo kombi modern është një projekt politik i veçantë. Ky komb – që lindi në shekullin XVII në Angli, ShBA dhe Francë – kishte si detyrë kryesore që të përfshinte njëlloj cilindo në jetën e një bashkësie politike dhe ta mbronte këtë bashkësi në skenën ndërkombëtare. Kombi synon që të jetë një bashkësi ideale e qytetarëve. Ai njeh vetëm njerëz të barabartë, të cilët kanë të përbashkët gjuhën, historinë dhe vullnetin për të jetuar bashkërisht. Ai nuk përfill fare veçoritë etnike, krahinore, kulturore, gjuhësore dhe fetare të gjithsecilit. Kësisoj kombi modern është i pandashëm historikisht nga demokracia dhe në thelb i kundërvihet nacionalizmit. Cila do të jetë e ardhmja e kësaj bashkësie qytetarësh, kur disa mburren dhe kapen pas dasive etnike ose njëjtësisë fetare dhe kur të tjerë ngatërrojnë detyrat e tyre si qytetarë me të drejtat që kanë si konsumatorë?