No Image Available

Apokalipsi

 Author: Vili Minarolli  Kategoria: Botime për të rritur, Letërsi shqipe  Viti i Botimit: 2016  ISBN: 9789928217226  Numri i faqeve: 416  Çmimi: 1000 lekë
 Përshkrimi:
Romani Apokalipsi, na paraqitet me disa veçori të stilit dhe të përmbajtjes, por edhe nëpërmjet një teknike të veçantë narrative, që e shquajnë nga veprat e mëparshme të autorit. Përshkrimet e sakta, deri në hollësi, të mjedisit dhe personazheve, meditimet autoriale rreth individit, shoqërisë dhe ideologjisë komuniste, ushqejnë faqe pas faqeje ankth, shpresë dhe zhgënjim te lexuesi. Romani është një përgjigje e mënyrave se si mbahej gjallë sistemi diktatorial në Shqipëri, cilat ishin dilemat dhe pse-të që e çonin qenien në zgrip ekzistencial. Ai shndërrohet kështu në një dëshmi letrare, nëpërmjet së cilës zbulohen tronditjet psikologjike, misteret, hakmarrjet dhe metodat e përdorura për tjetërsimin e njeriut në diktaturë.