No Image Available

Duke u endur

 Author: Lu Xun  Kategoria: Botime për të rritur, Letërsi e huaj  Përkthyes: Kujtim Ymeri  Viti i Botimit: 2020  ISBN: 9789928292438  Numri i faqeve: 188  Çmimi: 700 lekë
 Përshkrimi:
Duke u endur është përmbledhja e dytë e tregimeve të Lu Xunit, pas vëllimit Thirrje nën armë (botuar nga DITURIA, 2019). Vëllimi u botua në fund të vitit 1925 dhe përfshin 11 tregime të shkruara midis viteve 1924 dhe 1925. Lu Xuni i pasqyroi pikëpamjet e tij për realitetin në këto tregime në një mënyrë që, aso kohe, ishte një risi për letërsinë kineze, duke ndihmuar lexuesit të shqyrtojnë mundësi të reja në lidhje me natyrën e vërtetë të realitetit përreth. Disa tregime merren me mënyrën e jetesës së intelektualëve (p.sh. Në tavernë, Keqardhje për të shkuarën), të tjerë janë komente për zakonet dhe institucionet tradicionale etj. Fati i grave fshatare është gjithashtu një temë e pëlqyer nga Lu Xuni. Portreti i znj. Hsiang-lin në Flijimi i Vitit të Ri është një aktakuzë e fuqishme ndaj kodit etik feudal. Divorci, një nga tregimet e fundit të Lu Xunit, zbulon, shumë thellësisht, situatën në zonat rurale pas Revolucionit të 1911 duke treguar se fati i grave fshatare nuk kishte ndryshuar fare. Tregimet e Lu Xunit mishërojnë një frymë të realizmit të matur. Ai u shkëput nga forma ekskluzive e rrëfimit tradicional kinez, që shkruhej vetëm në kapituj, duke krijuar një formë të tregimtarisë. Prandaj, Lu Xuni konsiderohet si babai i letërsisë moderne kineze.