No Image Available

Europa Juglindore nën sundimin osman

 Author: Peter F. Sungar  Kategoria: Botime për të rritur, Histori  Përkthyes: Kujtim Ymeri  Viti i Botimit: 2007  ISBN: 9994346040  Numri i faqeve: 370  Çmimi: 1000 lekë
 Përshkrimi:
Në këtë vepër, Sugar jep një tablo tërësore të pjesës më të errët e më pak të studiuar të historisë së Ballkanit, periudhës osmane. Libri nis me historinë e hershme të osmanëve dhe vendosjen e tyre në Europë, duke përshkruar tiparet themelore myslimane dhe turke të shtetit osman. Në krerët e tjerë, autori vijon të tregojë se si këto tipare ndikuan mbi të gjitha spektrat e jetës në trojet europiane të administruara drejtpërdrejt nga osmanët (provincat “qendrore”) dhe lanë një vulë të përhershme mbi shtetet që ishin vasale apo i paguanin haraçe Perandorisë. Duke u marrë me provincat “qendrore” të Rumelisë apo me shtetet vasale dhe haraçpaguese (Moldavi, Vllahi, Transilvani dhe Dubrovnik), autori ofron gjykime të freskëta dhe interpretime të reja, si dhe një pasuri informacioni për historinë politike, ekonomike e shoqërore të Ballkanit, që nuk gjenden gjetkë. Shtojcat përfshijnë lista të dinastive dhe të sundimtarëve me të cilët patën të bënin osmanët, si dhe të dhëna për dinastinë e Osmanit dhe disa prej vezirëve më të mëdhenj, një kronologji të fushatave kryesore ushtarake, të traktateve të paqes dhe të territoreve të fituara apo të humbura nga osmanët në Europë nga viti 1354 deri më 1804 dhe fjalorë të emrave gjeografikë e të termave të huaj.

“Një interpretim i Europës Juglindore nën sundimin osman prej të cilit pakkush mund të mos mësojë. Si përherë P. Sugar sjell një vështrim të gjallë mbi një material të njohur për çështje të njohura… Libri i tij nuk është aspak një ‘shtojcë e mirëpritur në këtë fushë’. Ai është një interpretim unik i gjithë përvojës osmane në Ballkan.” Slavic Review

“Një libër i dobishëm që stimulon mendimin… një bazë e shkëlqyer për të zhvilluar qasje të reja dhe për t’u dhënë një shtysë e drejtim të ri studimit të Europës Juglindore.” The American Historical Review