No Image Available

Majat e Shalës

 Author: Rose Uilder Lane  Kategoria: Botime për të rritur, Histori  Përkthyes: Kujtim Ymeri  Viti i Botimit: 2004  ISBN: 9994359496  Numri i faqeve: 188  Çmimi: 600 lekë
 Përshkrimi:
Majat e Shalës është dëshmia e shkruar e një udhëtareje amerikane për Shqipërinë e fillimviteve’20 të shekullit të kaluar. Një grup misionaresh të huaja ndërmorën një udhëtim në viset veriore të vendit, nga Shkodra në Shalë, Theth e Shosh. Në sfondin e një bukurie mahnitëse të natyrës malore, përpara syve të tyre shpaloset një botë e çuditshme, magjepsëse dhe ekzotike karakteresh njerëzore, dokesh dhe kulture. Lakmitë e huaja dhe qëndresa shqiptare, intrigat europiane dhe lindja e shtetit të pavarur, Kanuni dhe dëshira për arsim e progres, gjakmarrja dhe besa, këngët, legjenda dhe besimet e lashta, përkrah konfliktesh dhe rreziqesh të reja. I shkruar si një roman tërheqës aventure, libri i Rose Lane-s e rrëmben lexuesin si ujëvarat alpine të maleve që ajo përshkruan. Ajo ecën në gjurmët e punës së Edit Durhamit, për t’i thënë botës perëndimore të vërtetën për Shqipërinë dhe shqiptarët.