Në qendër të romanit Ministria e dhimbjes dhe të të gjitha veprave të Dubravka Ugrešićit, është përvoja e mërgimit dhe e çrrënjosjes.
Protagonistja e këtij romani është Tanja Lusic, e larguar nga Zagrebi dhe nga masakrat e luftës ballkanike, për t’u strehuar në Amsterdam. Edhe studentët e saj të serbo-kroatishtes, që enden andej-këndej “me një shuplakë të padukshme në fytyrë”, janë në arrati prej ferrit të luftës, si miliona banorë të botës në shekullin e fundit.