No Image Available

Spastrimi

 Author: Sofi Oksanen  Kategoria: Botime për të rritur, Letërsi e huaj  Përkthyes: Rogreta Shani  Viti i Botimit: 2011  ISBN: 9789928103246  Numri i faqeve: 366  Çmimi: 800 lekë
 Përshkrimi:
Romani Spastrimi i Sofi Oksanen, fitues i shumë çmimeve letrare, është një rrëfenjë jashtëzakonisht tërheqëse për dy gra, te të cilat është ngulitur thellë e shkuara e tyre dhe historia e patreguar dhe e errët e jetës së tyre. Kur Alida Tru, një grua e moshuar që jeton e vetme në një fshat të Estonisë, gjen në oborrin e saj një vajzë në gjendje të mjerueshme, mposht çdo dyshim dhe i hap derën e shtëpisë. Zara, një vajzë ruse, viktimë e trafikimit, ka arritur t’ia mbathë nga tutorët e saj. Fotoja që mban me vete do të hedhë dritë shumë shpejt mbi faktin se ajo nuk u gjend rastësisht në shtëpinë e Alidës. Zara dhe Alida jan të mbushura me dyshime dhe dëshirë për të zbuluar të vertetën që fshihet pas veprimve të secilës prej tyre. Me këtë roman të jashtëzakonshëm që të mban të mbërthyer deri në faqen e fundit, Sofi Oksanen cilësohet si një ndër zërat dhe figurat më të rëndësishme të brezit të saj. “Spastrimi” është një roman jashtëzakonisht tërheqës, që godet ashpër çdo sjellje të turpshme në një kohë dhe vend ku, për të mbijetuar, do të thotë t’ua punosh të tjerëve pas krahëve.