No Image Available

Parajsa është e portokalltë

 Author: Albana Shala  Kategoria: Botime për të rritur, Letërsi shqipe  Viti i Botimit: 2010  ISBN: 978994346998  Numri i faqeve: 96  Çmimi: 500 lekë
 Përshkrimi:
Ky është vëllimi i dytë poetik i autores Albana Shala. Vëllimi i saj Papa dixhital, botuar më 2008, fitoi çmimin kombëtar Migjeni, dhënë nga MTKRS-ja. Libri u botua edhe në gjuhën holandeze. Me këtë përmbledhje të re, autorja tregon se është e vendosur të vazhdojë rrugën e bukur të poezisë. Duke ruajtur stilin e veçantë të të shkruarit, përmes përjetimeve shumë personale, ajo provon të dalë jashtë skemave, duke sjellë mbresa të veçanta sociale, pa zhbirime ekzistenciale. Duke jetuar e punuar prej më se 15 vjetësh në Holandë, edhe në këtë vëllim, ajo paraqitet në një dyzim vlerash: sa një grua shqiptare e fillimit të shekullit të ri, aq edhe një qytetare europiane e angazhuar.