Historia e një iluzioni dhe e një dështimi: kërkimi i një gjuhe të vetme dhe të përkryer, të aftë për të vëllazëruar gjithë europianët. Një ëndërr e ndjekur me këmbëngulje, që nga shekulli VI deri në ditët e sotme, përmes kodeve dhe gjuhëve më të ndryshme: që nga matematika deri te kompjuteri, që nga magjia deri tek astrologjia, që nga esperantoja deri te hibridët modernë ndërmjet gjuhëve të ndryshme. Edhe një herë, Umberto Eco u blaton lexuesve aftësinë e tij për t’u endur në fushat më të ndryshme të dijes, me rremb të mbarë rrëfyes.