No Image Available

Koktej

 Author: Victor Hygo  Kategoria: Botime për të rritur, Letërsi e huaj  Përkthyes: Orion Zavalani  Viti i Botimit: 2002  ISBN: 9992747935  Numri i faqeve: 128  Çmimi: 400 lekë
 Përshkrimi:
Përmbajtja e librit është një koktej idesh filozofike, figurash letrare, bindjesh, kapriçosh, batutash, profecish… Pjesët jepen pa përcaktuar asnjë sfond apo premisë nga vepra së cilës i përkasin, përveç titullit. Ato mbeten të ngërthyera në veten e tyre, shpesh provokuese, pa komente nëse janë ide të autorit, qëndrime të personazheve pozitivë apo negativë, përshkrime situatash apo figura letrare, ironi apo bindje, ide apo antiide duke ruajtur, ndoshta të vetmin kriter të kësaj përzgjedhjeje: “shpjegimi ia pakëson vlerën veprës”. Kriteret në përzgjedhjen e materialit nuk janë shkencore. Ato kanë dalë nga subkoshienca e autorit, herë i shtrirë në shtrat para gjumit, herë pranë zjarrit në një natë dimri apo pranë detit në një mbrëmje vere, herë-herë i frymëzuar e herë-herë i trishtuar, herë-herë pozitiv e herë-herë negativ.