No Image Available

Odiseja arbëreshe. Terenc Toci midis Italisë dhe Shqipërisë

 Author: Francesco Caccamo  Kategoria: Botime për të rritur, Gjuhësi  Përkthyes: Mariana Ymeri  Viti i Botimit: 2013  ISBN: 9789928103734  Numri i faqeve: 208  Çmimi: 800 lekë
 Përshkrimi:
Ky vëllim përshkruan aventurën njerëzore dhe politike të italo-shqiptarit Terenc Toçi: nga lindja në provincën Shën Kozmo të Kozencës (Kalabri), në angazhimin për shkëputjen e shqiptarëve nga Perandoria Osmane, nga transferimi në Shqipërinë e pavarur, në bashkëpunimin me mbretin Zog, nga përkrahja e regjimit të pushtimit italian deri në vdekjen e tij tragjike, që përkon me ardhjen në pushtet të autoriteteve të reja komuniste, më 1945. Një personalitet i jashtëzakonshëm, që ofron një çelës ekscentrik por edhe zbulues, për të interpretuar historinë e hapësirës adriatike-ballkanike dhe rolin e saj brenda Italisë. Përtej luhatjeve politike dhe personale, rrugëtimi i Toçit ka vulën e një përvoje themeltare: pasionin për Shqipërinë – një pasion kaq i thekur, sa e bëri të zgjidhte me ndërgjegje identitetin kombëtar shqiptar. Bëhej fjalë për një zgjedhje që asokohe nuk mund të komentohet aspak si e vetëkuptueshme.