No Image Available

Një grua tjetër

 Author: Emmanuele Bernheim  Kategoria: Botime për të rritur, Letërsi e huaj  Përkthyes: Zana Treska  Viti i Botimit: 2021  ISBN: 99927-47-58-7  Numri i faqeve: 96  Çmimi: 500 lekë
 Përshkrimi:
Kleri është 30 vjeçe dhe ka një karrierë të suksesshme si mjeke. Pavarësisht nga takimet e herëpashershme me ish-in e saj, është single. Një ditë, një i panjohur i vjedh çantën. Është Tomasi, që punon në një kantier ndërtimi fare pranë shtëpisë së saj. Shpejt bëhen dashnorë. Dhe, pak nga pak, dashuria e Tomasit mbush tërë jetën e Klerit, të cilës i pëlqen ta imagjinojë jetën e të dashurit deri në detajet më të imëta. Dhe veçanërisht gruan e tij. Në të vërtetë, Tomasi nuk rri kurrë më shumë se një orë e gjysmë me Klerin, sepse duhet të shkojë pranë gruas dhe fëmijëve të tij. Dhe kjo vazhdon deri ditën kur Tomasi i thotë që nuk është i martuar. Klerit tashmë i duhet të heqë nga mendja gruan e Tomasit dhe dy të dashurit fillojnë dalëngadalë një jetë së bashku.