No Image Available

Sekretet e familjes Tajd

 Author: Hannah Richell  Kategoria: Botime për të rritur, Letërsi e huaj  Përkthyes: Mariana Ymeri  Viti i Botimit: 2022  ISBN: 978-9928-366-44-3  Numri i faqeve: 428  Çmimi: 1300 lekë
 Përshkrimi:

Çdo familje ka sekretet e saj.
Disa janë të vogla, si të tregosh një gënjeshtër të bardhë ose të përgjosh pas një dere. Të tjerat janë më të rënda, si pabesia dhe tradhtia. Kurse disa sekrete janë aq të tmerrshme, sa duhen fshehur në një vend të thellë dhe të errët, sepse, nëse do të dilnin ndonjëherë në dritë, me siguri do ta dërrmonin një familje…
Familja Tajd ka plot sekrete. Në rrugën e kthimit për në Kliftop, në shtëpinë e familjes, lart në bregdetin e Dorsetit, vajza më e vogël, Dora, shpreson për një fillim të ri, për veten dhe jetën e re që po rritet në gjirin e saj. Por a mund të falen vërtet fajet, sekretet e ruajtura prej kohësh? Dhe edhe nëse arrin t’i falësh, a mund të mësosh vërtet të duash përsëri?
Sekretet e familjes Tajd është një dramë familjare që të trondit e të jep shpresë.