Blogu

Kronike: TV ABC News, Letërsia europiane që do të vijë në shqip; TV A2 DITURIA në përkthimin e 10 veprave të reja të letërsisë europiane, nga Konferenca prezantuese e projektit “Histori fatesh njerëzore”

Në datën 18 janar 2019, në orën 11:00, në mjediset e librarisë Friend’s Book House u zhvillua Konferenca prezantuese e projektit Histori fatesh njerëzore. Udhëtim në dritëhijet e shpirtit njerëzor (Stories of human fate Travel through soul shades).

Gjatë aktivitetit, që pati si qëllim prezantimin e këtij projekti përkthimi të disa veprave letrare të letërsisë së huaj europiane, u theksua rëndësia e mbështetjes së programit Europa Krijuese të BE për botimin dhe qarkullimin e veprave me cilësi e vlera të larta të letërsisë europiane. Në të morën pjesë personalitete, si: botues, librarë, përkthyes, lexues, operatorë kulturor, politikëbërës, punonjës të institucioneve kulturore e arsimore, pedagogë, gazetarë etj.

Ky është i treti projekt përkthimi i fituar nga Sh.B.DITURIA, pas projekteve: Storytelling the Life dhe Different Voices.

#BE#CreativeEurope#PromovojmëLetërsinëDhePërkthyesitEMirë 

DITURIA në përkthimin e 10 veprave të reja të letërsisë europiane