Pesha e dashurisë, e Sara Stridsbergut, çfarë libri interesant!
Historia e një vajze të vogël që e do shumë të atin. Kur e ëma largohet nga qyteti për të qenë sa më larg bashkëshortit në spital psikiatrik, Xheki, vajza, nis të shkojë përditë në spital.
Ajo është një dritë për te sëmurët, i do ata, i ndjek, kujdeset, luan me ta… por befas loja kthehet e bëhet e rrezikshme.
Mariana Ymeri, Drejtorja e Botimeve të Diturisë, me disa sugjerime për librat që mund të lexohen në verë, në emisionin @Jovetëmmodë, shumë të ndjekur nga lexueset.
Krahas Milan Kunderës, Lehtësia e padurueshme e qenies, Sophie Kinsellës dhe romaneve të saj plot humor, edhe romani Pesha e dashurisë, e Sara Stridsbergut.