Vëllçanova është tashmë shkrimtare e njohur, me tri romane të botuara. Romani i saj i parë, “The Sinking of Sozopol”, shërbeu si skenar i filmit me të njëjtin titull më 2013; më 2014 fitoi çmimin kombëtar “Golden Rose” për këtë skenar dhe më 2015, filmi, fitoi çmimin “The Best Foreign Film” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Nju Jork dhe çmimin “Best Ensemble Cast” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Milano. Më 2016, mori çmimin “Grand Prix” në Festivalin e Pavarur të Filmit në Pragë.
Vepra “Ishulli i Dështimit” është pjesë e projekti “Histori fatesh njerëzore: Udhëtim nëpër dritëhijet e shpirtit njerëzor” – një projekt përkthimi, që po realizohet nga shtëpia botuese “DITURIA” me mbështetjen e programit Europa Krijuese të Bashkimit Europian.
Romani ka në qendër dy gra, të cilat të cilat rrëfejnë paralelisht jetën e vet. Megjithëse thuajse nuk e njohin njëra-tjetrën, mes tyre ekziston një lidhje gati magjike…
http://www.gsh.al/2019/10/22/ishulli-deshtimit-jeta-e-dy-grave-te-ndryshme/