blogu

sot.com.al: “Dituria” sjell romanin “Mysafirë me pagesë” të Sarah Waters, një vepër që nuk duhet humbur

“Mysafirë me pagesë” nga Sarah Waters, vjen në shqip për lexuesit nga shtëpia botuese “Dituria”. I vlerësuar nga kritika, romani është botuar edhe në vende të ndryshme të botës. “Mysafirë me pagesë”, një rrugëtim në të kaluarën, plot emocion, kthesa të befasishme dhe personazhe që mbesin në mendje. Romani botim nga “Dituria” është përkthyer nga Kujtim Ymeri. Londër. Është viti 1920. Lufta ka përfunduar, por pasojat vazhdojnë të ndihen në të gjithë vendin; njerëzit vajtojnë humbjen e bijve dhe bashkëshortëve të tyre e në të njëjtën kohë edhe humbjen e pafajësisë. Romani “Mysafirë me pagesë” i Sarah Waters, shkrimtare mjaft...

Continue Reading →

Book trailer: “Mysafirë me pagesë” nga Sarah Waters, përkthyer nga Kujtim Ymeri

Shkrimtarja britanike Sarah Waters: E panjohur në Shqipëri, por e famshme në botë për letërsinë e saj të mrekullueshme që shpesh ka tërhequr edhe vëmendjen e regjisorëve më në zë, vjen pas botimit dhe suksesit që pati në Panairin e Librit, nëntor 2019, me romanin e saj MYSAFIRË ME PAGESË, edhe me një book trailer profesional. Libri është përkthyer në shqip nga Kujtim Ymeri.#Fatenjerezore#CreativeEurope https://www.facebook.com/ShtepiaBotueseDituria/videos/vb.424768797542479/536230306969477/?type=2&theater

Continue Reading →

Ora News/Endje në “Varrezën e Librave të Harruar”, Carlos Ruiz Zafón

Ëndrra për “Varrezën e Librave të Harruar” u fanit sërish në mendjen e përgjumur të dhjetëvjeçarit, Daniel Sempere. Teksa endej mes Rambias së një Barcelone të ngecur në të shkuarën, tingulli i ftohtë i çelësave në duart e tij, i kujtoi se ish koha për të ç’kyçur portën e vendprehjes së librave të zymtë. Pas shpine, dritat e qytetit rrëzëllenin më të largëta se kurrë.  Pezmi, po kështu edhe kureshtja i rëndonin njëlloj mbi supe. Kangjellat klithën. Porta u hap. Papritmas e gjeti veten të rrethuar nga një labirint i tërë shkallësh, spiralesh, urash e harqesh të ndërtuar nga tullat...

Continue Reading →

Gazeta liberal.al/Endje në “Varrezën e Librave të Harruar”, Carlos Ruiz Zafón

Ëndrra për “Varrezën e Librave të Harruar” u fanit sërish në mendjen e përgjumur të dhjetë vjeçarit, Daniel Sempere. Teksa endej mes Rambias së një Barcelone të ngecur në të shkuarën, tingulli i ftohtë i çelësave në duart e tij, i kujtoi se ish koha për të ç’kyçur portën e vendprehjes së librave të zymtë. https://liberale.al/endje-ne-varrezen-e-librave-te-harruar/

Continue Reading →

Top Channel, intervistë e Sokol Demakut, përkthyesit të librit “Pesha e dashurisë” nga Sara Stridsberg

I ftuar në emision “Diaspora” shkrimtar, përkthyes dhe profesor I matematikës Sokol Demaku. Profesor Demaku ka rrëfyer emigrimin e tij në Suedi si azil kërkues në vitin 1999 gjatë luftës në Kosovë. U lind më 1954, në Drenicë, ku kreu edhe shkollën fillore. Ne Prishtinë studioi Gjuhën dhe letërsinë shqipe. Në Universitetin Göteborg të Suedisë është diplomuar lëndën e matematikës. Ushtron profesionin e mësuesit dhe drejton revistën e përmuajshme “Dituria” që del në Suedi dhe një radio lokale me emrin “Radio Dituria”. Është anëtar i Kryesisë sé SHSHKASHS, njëherit edhe anëtar i Lidhjes se Shkrimtarëve të Suedisë.Sokol Demaku ka prezantuar...

Continue Reading →

Rezultatet e seminareve “Përvojat në përkthimin e letërsisë më të mirë europiane” dhe “Problemet e përkthimit në letërsinë ballkanike”

Në të dy seminaret pati diskutime dhe debate të forta, u theksua që vitet e fundit është rritur ndjeshëm numri i botimit të titujve nga letërsia europiane edhe falë përfshirjes në projektin Europa Krijuese të Bashkimit Europian, dhe në mjaft bashkëpunime të tjera të frytshme me institucione europiane, por edhe si rezultat edhe i politikave kulturore largpamëse të botuesve vendas. Në konferencë pati diskutime nga përkthyes të tjerë, nga gazetarë dhe lexues. Merrnin pjesë edhe shumë studentë të letërsisë dhe të gjuhëve të huaja nga Fakultetet përkatëse këtu në Tiranë. Konferenca pati jehonë në media televizive dhe në shtypin e...

Continue Reading →