Per Olov Enquist

Per Olov Enquist, shkrimtar suedez (shtator 1934-prill 2020), ishte një nga “ndërgjegjet kritike” të shoqërisë skandinave. Ndër zërat e shquar intelektualë të fundshekullit XX, iu kushtua romaneve historiko-dokumentare, me forma narrative avangarde dhe reflektime intensive në kërkim të “së vërtetës” historike. Përmendim Nisja e  muzikantëve (1978), që trajton lëvizjen sindikaliste në veri të Suedisë; Mjeku i oborrit (1999), një faqe pak e njohur e historisë daneze; Udhëtimi i Levit (2001), për udhëheqësin shpirtëror të Suedisë; Eksperimenti i çuditshëm i Dr. Charcot (2004), për shkencën dhe psikikën e dashurisë. Krijimtaria e tij përfshin edhe jetën e nordikëve të shquar: Andersen, Hamsun, Strindberg dhe Lagerlöf.
Ky roman ka fituar disa çmime kombëtare e ndërkombëtare: çmimi Dubloug që jepet për letërsinë suedeze e norvegjeze, çmimi suedez Selma Lagerlöf, çmimet italiane Superflaiano dhe Napoli, Çmimi i Shtetit Austriak për Letërsinë, Çmimi Nordik i Akademisë Suedeze etj.