No Image Available

Dritonjëza dhe fëmijët e detit

 Author: Annet Schaap  Kategoria: 2020, Botime për fëmijë, Mbi 9 vjeç  Përkthyes: Greisa Ymeri-Böhl  Viti i Botimit: 2020  ISBN: 9789928292612  Numri i faqeve: 328  Çmimi: 900 lekë
 Përshkrimi:
“Çdo mbrëmje, Dritonjëza, bija e rojtarit të farit, duhet të ndezë një fener, që anijet të mos shkojnë e të përplasen pas shkëmbit. Por një natë të stuhishme ngjau fatkeqësia. Feneri u shua, një anije u mbyt dhe paskëtaj aventurat zunë fill. Për të shlyer dëmin, Dritonjëza dërgohet të punojë si shërbyese në Shtëpinë e Zezë të admiralit, në kullën e së cilës, siç qarkullojnë fjalë poshtë e lart, thuhet se fshihet një përbindësh. Por ai që Dritonjëza gjen atje është më i çuditshëm se çdo përbindësh. Shpejt Dritonjëza përfshihet në një aventurë përrallore brenda një bote sirenash e piratësh, ku i duhet të luftojë me të gjitha forcat për miqësinë, lirinë dhe të drejtën për të qenë ndryshe.”