No Image Available

Gjërat njerëzore

 Author: Karine Tuil  Kategoria: Botime për të rritur, Letërsi e huaj  Përkthyes: Tomi Nakuçi  Viti i Botimit: 2025  ISBN: 9789928816528  Numri i faqeve: 320  Çmimi: 1250 lekë
 Përshkrimi:

Një roman që zbulon dinamikën e pamëshirshme të makinës gjyqësore dhe heton botën bashkëkohore, impulset, dëshirat dhe frikërat e saj…

A e dini se çfarë u ndodh atyre që mendojnë se mund të mbijetojnë duke respektuar ligjet morale? Herët a  vonë, përfundojnë të shtypur prej tyre.
Farelët janë një çift i pushtetshëm. Zhani, gazetar i respektuar, prezanton prej më shumë se tridhjetë vjetësh një program të famshëm politik në televizion; Klera është intelektuale, e njohur për angazhimin e saj feminist; djali i tyre, Aleksandri, studion në një universitet prestigjioz amerikan. Gjithçka duket se shkon në mënyrë të përsosur për ta. Por një akuzë për përdhunim do ta shkatërrojë këtë strukturë shoqërore të pacen.
Seksi dhe tendenca për të shkatërruar, seksi dhe impulsi i tij i egër janë në qendër të këtij romani të fuqishëm, ku Karine Tuili heton botën bashkëkohore, çmonton mekanizmat e pamëshirshëm të sistemit gjyqësor dhe na vë përballë frikërave tona: sepse, kush është i sigurt se nuk do të gjendet një ditë prej ditësh në kthetrat e kësaj spiraleje të tmerrshme?

Gjërat njerëzore, një libër që zgjon mendimin, trondit, qëmton kontradiktat e epokës sonë.”
France Inter

“Një roman mjeshtëror për përkeqësimin gradual të marrëdhënieve mes burrave dhe grave.”
 Le Nouvel Observateur

“Zona gri e konsensusit. Këtij koncepti delikat dhe të dyshimtë ia kushton Karine Tuili këtë roman, çka i jep mundësi të eksplorojë thellë në botën e medias, në marrëdhëniet mes gazetarëve e politikanëve dhe në pushtetin e parasë.”
Le Journal de Québec