Agjencia e detektivëve Strajk dhe Elakot, tashmë e famshme, ka zgjidhur shumë raste të vështira, të konsideruara nga shumëkush të pazgjidhshme. Ajo që mbetet pezull, gjithnjë e pazgjidhur, është marrëdhënia midis dy ortakëve, e shënjuar nga një miqësi e thellë, ndonjëherë plot shpërthime të paparashikueshme dhe xhelozi të fshehura. Kur Sër Kolin Edensori kërkon ndihmën e tyre për të nxjerrë djalin e tij, Uillin, nga një sekt, Kisha Humanitare Universale, që e ka izoluar, duke i shpëlarë trurin, të dy pranojnë pa fije ngurrimi.
Kisha Humanitare Universale është, në pamje të parë, një organizatë paqësore që përpiqet për një botë më të mirë. Në të vërtetë, ajo i ndan anëtarët nga të dashurit e tyre dhe i nxit të bëjnë dhurime të mëdha, duke u bërë, kësisoj, gjithnjë e më e fuqishme.
Mjerisht, pas një udhëheqësi me karizmë të pamohueshme fshihet një e kaluar e ndyrë, e neveritshme, madje edhe vdekje të dyshimta.
Infiltrimi në selinë qendrore, hyrja nën maskën e një besimtari në një fermë të humbur në zemër të Norfolkut, duket se është zgjidhja e vetme dhe Robini është gati ta bëjë. Ajo ka treguar gjithmonë forcë dhe inteligjencë, por këto mund të mos jenë të mjaftueshme: zhytja në anën e errët të KHU do të jetë jashtëzakonisht e rrezikshme, mes hakmarrjesh të panatyrshme, shantazhesh të panumërta dhe ish-ndjekësish të lebetitur të Kishës. Të bashkuar si kurrë më parë, Robini dhe Strajku duhet të vënë në jetë jo vetëm një plan të studiuar mirë, të përdorin jo vetëm aftësitë e tyre profesionale, por edhe karakteristikat më personale dhe kujtimet më intime, në një nga sfidat më të vështira dhe më përfshirëse nga të gjitha.
Hije që të ndjekin pas, ky kapitull i ri epik, prekës dhe i paharrueshëm, do t’i magjepsë lexuesit brenda faqeve të tij me historinë e Robinit dhe Strajkut.
“Hije që të ndjekin pas është një roman me thellësi dhe intensitet të rrallë. Jo vetëm një thriller rreth një kulti të rrezikshëm, por sidomos një eksplorim i nevojës njerëzore për të besuar, i dashurisë si një forcë shëlbuese dhe i së vërtetës si një formë rezistence.”
Alessandria Today
“Një thriller kryevepër.”
Sunday Times
“Strajku dhe Robini janë po aq tërheqës sa gjithmonë.”
New York Times
“Jashtëzakonisht argëtues.”
Financial Times