No Image Available

Dhe lind dielli

 Author: Ernest Heminguej  Kategoria: Botime për të rritur, Letërsi e huaj  Përkthyes: Sazan Gjomema  Viti i Botimit: 2001  ISBN: 9992747617  Numri i faqeve: 228  Çmimi: 900 lekë
 Përshkrimi:
Romani Dhe lind dielli i E. Hemingwayt, njërit prej mjeshtërve më të mëdhenj të prozës bashkëkohore, është shembull klasik i stilit të tij të çlirët, por të fuqishëm të të shkruarit. Vendosur në sfondin romantik të Spanjës së korridave, ku subjekti tërheqës shpalos karakteret tipike të prozës së Hemingwayt, burrërore në dhembjen e tyre. Me një vështrim prekës mbi zhgënjimin dhe zemërimin e brezit që doli i dërrmuar nga Lufta e Parë Botërore, romani sjell dy nga personazhet më të paharrueshme të shkrimtarit: Xhejk Barnsin dhe ledi Bret Ashlein. Historia e ndjek Bretin pasionante dhe Xhejkun e pafat, ndërsa udhëtojnë nga jeta e shfrenuar e Parisit të viteve 1920, në ndeshjet e korridës në Spanjë, me një grup njerëzish të mërguar nga vendi i tyre. Është fjala për një epokë të dështimit moral, zvetënimit shpirtëror, dashurisë së parealizuar dhe iluzioneve të tretura. Të gjitha këto elemente të indit artistik të kësaj kryevepre të letërsisë së shekullit të kaluar, mishërojnë tiparet më thelbësore të asaj që njihet si “letërsi e brezit të humbur”.