No Image Available

Fari lundrues i Bllekuotërit

 Author: Colm Toibin  Kategoria: Botime për të rritur, Letërsi e huaj  Përkthyes: Ilira Shurbani  Viti i Botimit: 2010  ISBN: 9789994346882  Numri i faqeve: 224  Çmimi: 650 lekë
 Përshkrimi:

Fari lundrues i Bllekuotërit është një roman, i cili ka në qendër një familje të zakontë, anëtarët e të cilës e gjejnë veten në situata nga më të vështirat, mes jetës e vdekjes. Marrëdhëniet mes tyre nuk janë të pazakonta, por ajo çka e bën këtë vepër të spikatur është stili i autorit; e shkruar me kaq qetësi e thjeshtësi, por në të njëjtën kohë në një mënyrë kaq të mirëstudiuar.
Në fillim të vitit 1990, tri gra – Dora Devëro, e bija e saj Lili dhe mbesa e saj Helena – takohen pas vitesh me mosmarrëveshje dhe arrijnë një armëpushim të pasigurt. Vëllai i adhuruar i Helenës, Dikleni, po vdes. Dy shokë bashkohen me të dhe me gratë në një shtëpi të shkatërruar, të vjetër, pranë detit, ku të gjashtë ata, nga breza të ndryshëm dhe me besime të ndryshme, duhet të dëgjojnë njëri-tjetrin dhe të merren vesh me njëri-tjetrin.
Ky është një libër për të gjitha moshat, i përshtatshëm për çdo kohë. Një trajtim vërtet artistiko-psikologjik i marrëdhënieve familjare, vuajtjeve dhe brengave, që lindin si pasojë e humbjes. Një roman filozofik, në të cilin nëpërmjet rrëfimit objektiv dhe dialogut të shkathët e dinamik, zbulohen thellë e bukur jetët e personazheve.