No Image Available

Frika i ka sytë hapur

 Author: Milan Dekleva  Kategoria: Botime për të rritur, Letërsi e huaj  Përkthyes: Nikollë Berishaj  Viti i Botimit: 2016  ISBN: 9789928217318  Numri i faqeve: 280  Çmimi: 700 lekë
 Përshkrimi:
Si një ndër romanet më të vlerësuara të letërsisë bashkëkohore sllovenë, Frika i ka sytë e hapur e shkrimtarit Milan Dekleva vë në qendër historinë e mjekut dhe shkrimtarit Sllavko Grom, një gjysmëbiografi e viteve si student mjekësie, takimet me doktor Frojdin dhe Jauregun, dashuritë dhe pasionin për letërsinë dhe kthimin në vendlindje, që tanimë i duket mbytëse dhe kufizuese. I ndërtuar si një rrjetë tregimesh me tituj interesantë, në dukje të palidhur me njëri-tjetrin, romani rrëfen ndodhitë e vogla në jetën e Gromit, në sfondin e një Vjene shkëlqimplotë dhe Ljubljanës me borë e të prapambetur. Stili përsiatës, mungesa e një forme të qartë dhe thyerjet gjuhësore, së bashku me ndjesitë e forta të personazhit, ndonjëherë të dyzuar e shpesh mes realitetit e halucinacionit, e fusin romanin në rrjedhat e ekspresionizmit.