No Image Available

Gruaja midis nesh

 Author: Greer Hendricks, Sarah Pekkanen  Kategoria: Botime për të rritur, Letërsi e huaj  Përkthyes: Agim Doksani  Viti i Botimit: 2020  ISBN: 9789928292520  Numri i faqeve: 406  Çmimi: 1250 lekë
 Përshkrimi:
“I ngatërruar, i akullt dhe i zjarrtë njëkohësisht, Gruaja midis nesh, shkruar nga Greer Hendricks dhe Sarah Pekkanen eksploron ndërlikimet e fshehta të një martese të lakmueshme dhe të vërtetat e rrezikshme, që ne i shpërfillim në emër të dashurisë. Kjo është historia e një ish-bashkëshorteje xheloze, e brejtur nga ankthi për gruan që i ka zënë vendin. Por është edhe ajo e vajzës që pret të martohet me burrin e ëndrrave të saj, e përkundur në shpresat e një nuseje të re. Pra, është historia e një trekëndëshi ku është e vështirë ta kuptosh cilit t’i zësh besë. Një histori dashurie dhe urrejtjeje, joshjeje dhe frike, tradhtie dhe lojërash pushteti, ku, njëlloj si në realitet, asgjë nuk është ashtu siç duket, sepse s’mund të ketë dashuri pa sekrete. Ka vetëm thërrime të vërtete pas gënjeshtrave. Apo gënjeshtra të vogla që, të mbledhura tok, bëjnë një të vërtetë. Një thriller me një mijë fytyra, që do t’ju mbajë të gozhduar me befasitë e tij.”