No Image Available

Porosia e tetë

 Author: Anne Holt  Kategoria: Botime për të rritur, Letërsi e huaj  Përkthyes: Eliverta Kanani  Viti i Botimit: 2005  ISBN: 9992759283  Numri i faqeve: 320  Çmimi: 900 lekë
 Përshkrimi:
Kryeprokurori Sigurd Halvorsrudi ka vënë duart mbi fytyrë. Para tij, mbi dysheme, gjendet bashkëshortja, koka e ndarë nga trupi dhe këmisha blu e Halvorsrudit është tërë njolla të errëta, njolla gjaku. Por komisarja Hana Vilhelmseni nuk dëshiron të marrë vendime të parakohshme. Halvorsrudi beson se e di emrin e kriminelit – Stale Salveseni, një biznesmen i dështuar nga Osloja. Mirëpo Salveseni, sipas gjasave, është mbytur në det disa ditë para se të ndodhte krimi. E megjithatë, Hana Vilhelmseni duket se nuk e pranon këtë goditje në hetimet e saj: ditë e natë ajo mendon vazhdimisht për shoqen e saj Sesilian, që krejt papritur i tregon asaj diçka tragjike. Shumë shpejt shtohet edhe një viktimë tjetër. Gazetari i njohur i problemeve ekonomike, Bromoja, gjendet i masakruar – në qilarin e Salvesenit, që është i mbushur gjithandej me shenjat e gishtërinjve të kryeprokurorit. Anne Holt ka paraqitur me stil të fortë çështjen e re të Hana Vilhelmsenit, zgjidhja e së cilës është sa e papritur, aq edhe emocionuese.