No Image Available

Vajza daneze

 Author: David Ebershoff  Kategoria: Botime për të rritur, Letërsi e huaj  Përkthyes: Jorgji Qirjako  Viti i Botimit: 2016  ISBN: 9789928217301  Numri i faqeve: 316  Çmimi: 1000 lekë
 Përshkrimi:
I vendosur në shkëlqimin e Kopenhagës, Parisit dhe Dresdenit të viteve 1920, romani zbulon kufijtë e seksit dhe gjinisë, martesës e dashurisë si dhe rrugën drejt gjetjes së vetvetes. Frymëzuar nga një histori e vërtetë, ky portret delikat ngre pyetjen: Ç’duhet të bësh kur njeriu që do papritmas ndryshon? Gjithçka nis me një pyetje, me një kërkesë të thjeshtë për ndihmë që ajo i bën bashkëshortit, teksa pikturojnë në studion e përbashkët, duke i hapur udhë shndërrimit që nuk i shkonte në mend askujt. Si bashkim i së vërtetës me trillin, për të krijuar një vepër të veçantë me tis romantik, Vajza daneze portretizon me rrjedhshmëri intimitetin e veçantë që karakterizon çdo martesë, historinë mbresëlënëse të Lili Elbës, nismëtares së ndryshimeve tansgjinore, si dhe gruan e dyzuar mes besnikërisë ndaj martesës dhe dëshirave e ambicies vetjake. Proza e shkëlqyer dhe zhbirimi emocional e bëjnë Vajzën daneze, deri në faqen e fundit, një roman shumë prekës dhe një nga historitë më të zjarrta e të pazakonta të dashurisë në shekullin e njëzet.