No Image Available

Zonja e krimit

 Author: Agatha Christie  Kategoria: Botime për të rritur, Letërsi e huaj  Përkthyes: Ilira Shurbani  Viti i Botimit: 2001  ISBN: 9992747560  Numri i faqeve: 152  Çmimi: 700 lekë
 Përshkrimi:
Tregimet më të zgjedhura nga Agatha Christie, autores më të famshme të librave të verdhë, mjeshtres së ndërtimit të enigmave të pabesueshme policore që e tërheqin lexuesin si me magnet. Hetuesit më të jashtëzakonshëm të krijuar nga Agatha Christie janë: Mis Marpëlli, protagonistja e një cikli të tërë romanesh të saj, një heroinë e jashtëzakonshme, e cila e njeh me rrënjë natyrën njerëzore dhe është në gjendje ta zbulojë fajtorin pa lëvizur nga salloni i saj komod dhe i vjetruar. Personazh tjetër, po aq i njohur, është Hektor Puaro, të cilit nuk ka arritur t’i shpëtojë asnjë kriminel nga duart dhe që vetë autorja e ka cilësuar një gjeni me trurin plot e përplot me “qeliza të vogla gri”. Secili prej tyre ka për të na ofruar një zgjidhje të paparashikuar ose një sekret për të zbuluar, duke na futur dalëngadalë në botën e enigmave, suspansit, trillerit. Pra, në botën e “zonjës së krimit”.