No Image Available

Globalizimi dhe vetëdija kulturore

 Author: Fei Xiaotong  Kategoria: Botime për të rritur, Filozofi-sociologji  Përkthyes: Kujtim Ymeri  Viti i Botimit: 2019  ISBN: 9789928217813  Numri i faqeve: 404  Çmimi: 1500 lekë
 Përshkrimi:
Ky libër përmbledh më shumë se 20 artikuj, ligjërata dhe biseda të prof. Fei Xiaotong, nga fundi i viteve 1980 deri në fillim të viteve 2000. Tema e tyre qendrore është se si qytetërimet do të bashkëjetonin në kontekstin e globalizimit të shpejtë. Fei propozon konceptin e tij “të vetëdijes kulturore”, të përmbledhur shkurtimisht në aksiomën “secili vlerëson më të mirën e vet, vlerëson më të mirën e të tjerëve, të gjithë vlerësojnë së bashku më të mirën për një harmoni më të madhe të të gjithëve”. Ky koncept është rezultat i një pune studimore shumëvjeçare në këtë fushë, dhe përfaqëson një sintezë të formimit të tij perëndimor dhe mendimit tradicional kinez.