No Image Available

Origjina e mendimit grek

 Author: Jean-Pierre Vernant  Kategoria: Botime për të rritur, Filozofi-sociologji  Përkthyes: Venera Domi  Viti i Botimit: 2009  ISBN: 999274796X  Numri i faqeve: 106  Çmimi: 400 lekë
 Përshkrimi:
Për mendimin grek, nëse bota shoqërore duhet t’i nënshtrohet numrit dhe masës, natyra përfaqëson kryesisht fushën e përafërsisë ku nuk zbatohen as njehsime të sakta, as arsyetime të rrepta. Arsyeja greke nuk u formua aq nga marrëdhëniet njerëzore me gjërat, sesa nëpërmjet marrëdhënieve të njerëzve midis tyre. Ajo u zhvillua më pak nëpërmjet teknikave që veprojnë mbi botën, sesa nëpërmjet atyre që të bëjnë të kuptosh të tjerët dhe gjuha e të cilave është instrumenti i tyre i përbashkët: arti i politikës, i retorikës, i profesorit. Arsyeja greke është ajo që në mënyrë pozitive, të menduar, metodike, të lejon të veprosh mbi njerëzit e jo të shndërrosh natyrën. Në kufizimet, si dhe në risitë e saj, ajo është pjellë e qytetit.