No Image Available

Si të udhetosh me një salmon

 Author: Umberto Eco  Kategoria: Botime për të rritur, Filozofi-sociologji  Përkthyes: Dhurata Shehri  Viti i Botimit: 2016  ISBN: 9789928217288  Numri i faqeve: 168  Çmimi: 700 lekë
 Përshkrimi:
Si të udhëtosh me një salmon është një libër me udhëzime. Udhëzime sui generis, të dhëna nga një mjeshtër i jashtëzakonshëm si Umberto Eco për situata shumë të veçanta: si të bëjmë pushime inteligjente, si t’i mbijetojmë burokracisë, si të shmangim sëmundjet ngjitëse, si të hamë në aeroplan, si të udhëtojmë me një salmon në çantë (kur ta dhurojnë dhe nuk i bën dot ballë lakmisë), si t’u shpëtosh karnavaleve, si të mos fiksohesh pas famës, dhe shumë më tepër. Një libër që na orienton në xhunglën e ditëve tona, që na kujton se jeta përbëhet nga ngjarjet e vogla, takimet e rastësishme, problemet e rëndomta dhe jo nga mëdyshjet hamletiane dhe çështjet e ekzistencës, që zënë vetëm një pjesëz të kohës sonë, megjithëse janë e vetmja gjë që vlen.