No Image Available

Rekuiem për ëndrrën amerikane

 Author: Noam Chomsky  Kategoria: Botime për të rritur, Filozofi-sociologji  Përkthyes: Ylli Ymeri  Viti i Botimit: 2020  ISBN: 9789928292698  Numri i faqeve: 167  Çmimi: 800 lekë
 Përshkrimi:
Për herë të parë Noam Chomsky i kushton një libër natyrës dhe pasojave tragjike të pabarazisë, duke zbuluar dogmat themelore të neoliberalizmit e duke hedhur kështu një vështrim edhe më të kthjellët e më të thellë mbi funksionimin e pushtetit në nivel botëror. Cilat janë ligjet që qeverisin përqendrimin e pasurisë dhe të pushtetit në Shtetet e Bashkuara, si dhe në të gjithë botën e molepsur nga kapitalizmi i shfrenuar? Reduktimi i demokracisë, shkarkimi i barrës mbi të varfrit dhe shtresat e mesme, shkatërrimi i solidaritetit ndërmjet njerëzve, manipulimi i zgjedhjeve, përdorimi i frikës dhe fuqisë së shtetit për të mbajtur në kontroll “plebenjtë”. Dhjetë parime – të trajtuara në po aq kapituj ndriçues – të cilat, nëse nuk do të dimë të reagojmë, do të na çojnë në katastrofë mjedisore dhe në luftë bërthamore botërore. Ky libër vazhdon, me suksesin e madh të dokumentarit Requiem for the American Dream (2015), që e zgjeron përmbajtjen me bashkëpunimin e tre regjisorëve. Rezultati është një hartë konceptuale e një rëndësie jetike për të kuptuar funksionimin e botës së sotme dhe një paralajmërim mjaft i fortë për një veprim kolektiv dhe, nëse është e domosdoshme, një revoltë: vetëm një rrjet lëvizjesh nga poshtë mund të kundërshtojë mbipushtetin ekonomik të elitave.