No Image Available

Këshillat e zemrës

 Author: Dalai Lama  Kategoria: Botime për të rritur, Filozofi-sociologji  Përkthyes: Ilira Shurbani  Viti i Botimit: 2005  ISBN: 9992759674  Numri i faqeve: 124  Çmimi: 500 lekë
 Përshkrimi:
Në traditën tibetiane, Këshillat e zemrës janë këshillimet që mjeshtrit e mëdhenj iu japin njerëzve që kërkojnë ndihmë prej tyre. Një zakon që Dalai Lama e ka rimarrë, duke ofruar në këto faqe një varg refleksionesh të shkurtra, të destinuara për të shoqëruar lexuesin gjatë gjithë jetës, pavarësisht nga besimi i tij fetar. Duke iu drejtuar me dhembshuri çdo burri ose çdo gruaje sipas moshës, gjendjes shpirtërore, situatës së veçantë dhe rolit në shoqëri, Shenjtëria e Tij sjell një mendim të thellë, duke sintetizuar me fjalë të thjeshta zgjedhjet thelbësore në jetën e secilit. Mesazhi i këtij njeriu të madh, pelegrin i palodhshëm i paqes në botë, bëhet në këtë mënyrë një udhërrëfyes shpirtëror për ta mbajtur gjithmonë pranë: për t’u mbështetur në qetësinë dhe maturinë e tij dhe për të gjetur një përgjigje të shkëlqyer për çdo pyetje.