No Image Available

Kur jam me ty

 Author: Linn Ullmann  Kategoria: Botime për të rritur, Letërsi e huaj  Përkthyes: Ilira Shurbani  Viti i Botimit: 2008  ISBN: 9789994346462  Numri i faqeve: 223  Çmimi: 700 lekë
 Përshkrimi:
Një mbrëmje të nxehtë vere, një grua e re bie nga çatia e një ndërtese moderne në qendër të Oslos. Kështu fillon një roman veçanërisht tërheqës, në të cilin tre personazhe: Martini – bashkëshorti, Amanda – vajza dhe Akseli – miku, rindërtojnë figurën e asaj gruaje paksa të veçantë, ndërsa tregojnë për veten dhe për botën në të cilën jetojnë. Një polifoni e fortë dhe e gjallë, të cilës i kundërvihet zëri i Korinës, detektives së ngarkuar me hetimet. Dalin në dritë episode të çuditshme apo turbulluese për jetën e secilit, ndërkohë që në sytë e lexuesit merr jetë një botë ndjenjash të thella dhe kontradiktore. Emocione të dykuptimshme dhe të parrëfyeshme, që Linn Ullmann di t’i përballojë me ndjeshmëri dhe guxim, kthjelltësi dhe ironi, duke i kthyer në imazhe të një qartësie befasuese dhe të një force evokuese. Me këtë roman, autorja norvegjeze konfirmohet shkrimtare e radhës së parë, e pajisur me një zë dhe një vështrim të thellë, që e pasqyron jetën me lakuriqësinë marramendëse.