No Image Available

Të dëshiroj

 Author: Federico Moccia  Kategoria: Botime për të rritur, Letërsi e huaj  Përkthyes: Lura Baçi  Viti i Botimit: 2008  ISBN: 9789994346424  Numri i faqeve: 456  Çmimi: 1000 lekë
 Përshkrimi:

“Buzëqesh edhe ajo dhe e lë veten të lirë. Puthje. Puthje e butë, puthje e ngadalshme, puthje jo fort të vrullshme. Puthje me shijen e verës “Traminer”, puthje e lehtë, puthje gjuhësh që përleshen, puthje sërf, puthje mbi valë, puthje me kafshim, puthje “do të doja të vazhdoja edhe më, por nuk mundem”. Puthje “nuk është e mundur”. Puthje “ka njerëz”…

Romani i mëparshëm Tre metra mbi qiell ishte mbyllur me një pyetje të Stepit:  “A do të kthehem dot më aty ku jetojnë vetëm të dashuruarit, tre metra mbi qiell?”

Dhe tani, pas dy vjetësh në Nju Jork, Stepi kthehet në Romë… Shumë gjëra kanë ndryshuar. Gjithmonë ndodh kështu kur kthehesh pas njëfarë kohe. Stepi fillon të punojë në botën e spektaklit. Shkon të banojë në shtëpinë e të vëllait, afrohet me të ëmën dhe, natyrisht, takon miqtë e vjetër: Velierin, Lukonen, Lepurin, Bardaton, Balestrin dhe gjithë të tjerët. Kanë shenjat që lë dhimbja brenda, më parë se në lëkurë. Janë rebelë por të vetëdijshëm për këtë, dhe më kryesorja: nuk kanë ndryshuar.

Historia që magjepsi miliona lexues, vazhdon në librin e shumëpritur të Federico Moccias.

A është e drejtë të kërkosh ta rijetosh një histori dashurie që ishte kaq e bukur dhe e rëndësishme, apo është më e drejtë ta mbyllësh përgjithmonë sepse është e pamundur të rigjesh atë magji të vjetër?