No Image Available

Stili dhe imazhi personal

 Author: Kristina Parodi  Kategoria: Botime për të rritur, Filozofi-sociologji  Përkthyes: Agim Doksani  Viti i Botimit: 2006  ISBN: 9992759887  Numri i faqeve: 120  Çmimi: 450 lekë
 Përshkrimi:
Sjellja e mirë nuk del kurrë nga moda. Por kohët kanë ndryshuar, kanë ndryshuar edhe zakonet, madje edhe mjetet e komunikimit. Ky është i katërti i Serisë me këta libra të vegjël, por të rëndësishëm, që i kushtohen sjelljes së mirë, të ripara nga një këndvështrim modern, aktual, i përditësuar. Cila është gardëroba e domosdoshme për një zonjë apo zotëri? Si duhet reaguar ndaj vëmendjes së mërzitshme të një “papagalli”? Më mirë të ndjekësh modën, apo të kërkosh një stil personal? Si mund të zotërohet ekrani i televizionit? Nga syzet e diellit te çanta, nga rastet e rëndësishme te koha e lirë, nga velina te prezantuesja. Shumë këshilla të vlefshme për të krijuar një stil dhe imazh personal në një botë të dominuar nga dukja e jashtme.