No Image Available

Autobusi i drithërimave 4

 Author: Paul Van Loon  Kategoria: Botime për fëmijë, Mbi 9 vjeç  Përkthyes: Ilira Shurbani  Viti i Botimit: 2019  ISBN: 9789928292407  Numri i faqeve: 270  Çmimi: 800 lekë
 Përshkrimi:
Ki kujdes, hapi sytë mirë kur ndez kompjuterin. Nuk mund ta dish dot kurrë se kush ndodhet prapa ekranit, në atë botën e çuditshme që është Realiteti Tjetër. Ka gjëra që rrinë atje, në pritë, dhe një ditë të bukur kthetrat e tyre mund të dalin nga monitori, drejt teje… Profesori ndez një shkrepëse dhe e mban flakën te koka e llullës. Llulla kishte rënë përtokë midis një lëmshi kabllosh kompjuteri. Dhe aty pranë ishte dorëshkrimi i Autobusit të Drithërimave. Fshehurazi, profesori e mori dhe e futi me nxitim brenda në xhaketë, pa e ditur as ai përse. Ndoshta në atë libër mund të gjejë shpjegimin e të gjitha ndodhive të asaj dite. E çuditshme! Atij iu duk se ishte vetë libri që donte ta merrte. Dhe ta detyronte ta fuste nën xhaketë, pa u thënë të tjerëve. Sikur të ishte diçka e ndaluar ose e rrezikshme.