No Image Available

Këto janë 24 fazat diellore: Vjeshta

 Author: Gao Chunxiang  Kategoria: Botime për fëmijë, Deri në 9 vjeç  Përkthyes: Ana Sheldia  Viti i Botimit: 2019  ISBN: 9789928217967  Numri i faqeve: 36  Çmimi: 400 lekë
 Përshkrimi:
Një vit ka katër stinë. Kinezët e lashtë i ndanë katër stinët në 24 periudha diellore. Secila prej tyre përfaqëson një fazë të dallueshme të ndryshimit stinor. Fazat diellore jo vetëm mund të na ofrojnë këshilla për prodhimin bujqësor, por edhe të na ndihmojnë që të parashikojmë ndryshimet e motit në jetën tonë të përditshme. Libri na rrëfen historinë e një vajze të vogël, Jajës, që viziton gjyshërit e saj në fshat dhe përjeton atje ndryshimet e 24 fazave diellore gjatë gjithë vitit. Duke e shfletuar këtë libër, së bashku me Jajën, do të kryeni një udhëtim të paharrueshëm në festat folklorike tradicionale kineze, do të mësoni për ritualet e vjetra, do të vëzhgoni kafshët dhe bimët dhe do të dëgjoni gjuhën e natyrës.