No Image Available

Historia e ushtarit prej plumbi dhe shumë të tjera

 Kategoria: Botime për fëmijë, Deri në 9 vjeç  Përkthyes: T. Basho dhe J. Kola  Viti i Botimit: 2007  ISBN: 9789994346189  Numri i faqeve: 50  Çmimi: 600 lekë
 Përshkrimi:
Ditën e ditëlindjes së tij, një djalë merr për dhuratë 25 ushtarë të vegjël plumbi, të cilët i vendos mbi tavolinë si në një fushë beteje. Njëri prej ushtarëve ka vetëm një këmbë sepse është ndërtuar i fundit. Afër ti,j ai fillon të shikojë një kukull balerinë të ndërtuar me letër. Ushtari bie menjëherë në dashuri me të, teksa e shikon që edhe ajo qëndron vetëm mbi një këmbë. Një prej lodrave që ishte si magjistar u bë shumë ziliqar dhe bëri një magji kundër ushtarit të vogël. Ditën tjetër ushtari ra nga dritarja e dhomës, duke përfunduar në rrugë ku e gjetën dy djem të vegjël të cilët e vendosin në një varkë letre dhe e lënë të lundrojë në tubacionet e ujit, ku ai takohet me nje mi, gëlltitet nga një peshk dhe ritakohet me balerinën e tij mbi një tavolinë kuzhine. Por shumë shpejt, djali e hedh ushtarin e vogël në zjarr dhe bashkë me të hidhet edhe balerina e cila digjet plotesisht, ndërsa ushtari shkrin në formën e një zemre.