Mjeshtër Qershia i dhuron mikut të tij, Xhepetit, një copë dru, që flet e qesh. Xhepeti bën një buratin, të cilin e quan Pinok. Pinokut, që s’lë dy gurë bashkë, i pëlqen më shumë të endet në rrugë, sesa të shkojë në shkollë. Prandaj shpesh e pëson dhe e dëshpëron shumë të atin.