Shtëpiza e vogëlushes Doroti nga Kansasi ngrihet lart në ajër për shkak të një tufani. Kështu, Dorotia gjendet befas në vendin e Limonshtrydhësve. Vogëlushja e hirshme, së bashku me qenin e saj të adhuruar, Totonë, do të ndeshet me personazhe të çuditshme, derisa të mbërrijë në mbretërinë e Magjistarit të Ozit.