Novela përshkruan aventurat e mbijetesës në kushtet e vështira të Arktikut. Është koha kur Amerikën e përfshinë ethet e arit të zbuluar në Veri. Aty Baku, një qen i fortë, mëson se në botë sundon më i forti dhe më i pamëshirshmi. Por ai vetë tregon ndjenja fisnike si mirënjohja dhe miqësia, të cilat e shtyjnë të kryejë akte heroike.