No Image Available

Në teh të thikës

 Author: Malorie Blackman  Kategoria: Botime për fëmijë, Mbi 9 vjeç  Përkthyes: Virgjil Muçi  Viti i Botimit: 2019  ISBN: 9789928292018  Numri i faqeve: 388  Çmimi: 900 lekë
 Përshkrimi:
Askush nuk mund ta merrte me mend urrejtjen që ndieja për Sefi Hadlejn dhe gjithë Krosët e tjerë. Por mbi të gjitha për Sefi Hadlejn. Çdo gjë zuri fill me të dhe tim vëlla. E kështu ka për të mbaruar. Kallumi nuk ishte më. Sefi do të paguante deri më një. Shkatërrimi i saj ishte misioni dhe motivi i jetës sime. Ambicia ime e gjithëfuqishme dhe e pandalshme. Kur e vërteta dhe e drejta nuk janë më çështje të bardhësh dhe të zinjsh… Ku ka pasur dashuri, tani ka urrejtje. Dy familje janë shkatërruar nga shoqëria e ndarë dhe e dhunshme, në të cilën jetojnë. Sefi është një vajzë Kros, me ngjyrë, në një shoqëri të sunduar nga zezakët, që i trajtojnë qerosët, të bardhët, si qytetarë të dorës së dytë… Xhudi është Qeros, vëllai i Kallumit, babai i bijës së sapolindur të Sefit… Pikëllimi për Kallumin e ha përbrenda Xhudin, që fajëson Sefin për humbjet e tmerrshme që ka pësuar familja e tij. Dhe është i vendosur ta detyrojë Sefi Hadlejn, edhe një herë, të mbajë njërën anë dhe të shkatërrojë jetën e saj… pikërisht ashtu siç ajo e shkatërroi të tijën. Tani Xhudi jeton në teh të thikës… Votuar si një nga librat më të dashur në Britaninë e Madhe, seria e bardha dhe e zeza e Malorie Blackmanit është një vepër klasike dhe vërtet moderne për të rinjtë.